Thyhet Conte: Nuk ka më shpresë për titullin, Europa League mund të fitohet nga ky klub

0
Gjigandi

Trajneri i skuadrës së Interit Antonio Conte i ka humbur shpresat se titulli mund të fitohet, disa ditë më parë kur kishte ndeshje më Romën ai u shpreh entuziast dhe bëri një kombinim që në rast se Juventus humb me Lacion dhe ne fitojmë me Romën mund të ketë shpresë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Mbrëmë ata fituan 3-0 kundër Genoas falë dy golave të Lukakut dhe 1 të Alexi Sanchez, ndërsa Conte u shpreh që në 3 ndeshjet e mbetura nuk ekziston asnjë shanc më për titullin.

“Është për të ardhur keq sesi (kemi humbur pikë) në disa ndeshje, por ka sezone kur nuk e korr atë që e mbjell dhe kjo ka ndodhur me Interin. Dikush tjetër do ta fitojë titullin, por ne duhet patjetër të kemi synime për të arritur lart”, tha Conte pas ndeshjes.

Trainer Italian tha që në Europa League ka ekipe më të mira se Inter dhe favoriti kryesor ta fitojë këtë kupë është Manchester United  .

‘Ka ekipe tjera si Manchester United që dëshiron ta fitojë atë. Në Angli thonë se Unitedi është i detyrua ta fitojë, ndryshe mund të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Por ne do ta japim më të mirën nga vetja’.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu