Vizita e shkurtër në Stokholm e Zlatan Ibrahimovicit për të ndjekur një ndeshje të Hammarby-t të tij nuk ka kaluar pa u vënë re. Madje sulmuesi gjigant po shkakton polemika në vendin nordik.
Ibrahimovic ka thyer rregullat e vendosura në kuadër të pandemisë COVID-19, duke hyrë në dhomat e zhveshjes për të përgëzuar futbollistët për suksesin ndaj Ostersund. Në bazë të protokollit të sigurisë së miratuar nga Suedia, në dhomat e zhveshjes mund të futen vetëm trajnerët dhe lojtarët.
“Duhet të mësoj më shumë për këtë çështje para se të jap mendimin tim, duhet të flasim me Hammarby-n”, – deklaroi sekretari i përgjithshëm i Ligës Profesioniste të Futbollit Suedez, Mats Enquist.
Ibra pritet të kthehet këtë të martë në Itali, ku do t’u nënshtrohet analizave të tjera në pulpë, ku u dëmtua më 4 qershor.