“E mbusha jastëkun” I rrahën djalin se shkeli karantinën, flet Zaida Çobo

0
Gjigandi

Video e dhunës së ushtruar ndaj 15-vjeçarit bëri xhiron e mediave dhe të rrjeteve sociale. Sarandi Çobo është 15-vjeçari, që u dhunua disa ditë më parë nga një punonjës i policisë, pranë zonës së Liqenit Artificial, pasi u kap me biçikletë jashtë orarit të lejuar.

Ditën e sotme, nëna e tij Zaida Çobo, ishte e ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan, ku tregoi se sa herë që e kujton atë moment rrënqethet.

Kur ka telefonuar djalin dhe ai i ka thënë që ka qenë në komisariat, kjo ishte shokuese për të. Por pasi pa videon, ku shihej dhuna e ushtruar ndaj djalit të saj, ajo tha se nuk mundi të flinte gjithë natën, pavarësisht se mundohet të bëhej e fortë përpara pjestarëve të tjerë të familjes.

Mirela Milori: Momentin e parë që e pe atë gjë, si u ndjeve? Ku ishe? Ku e mësove atë që po ndodhte?

RonaTyra

Zaida Çobo: Unë sa herë që më kujtohet po rrëqethem. Unë kam marrë atë ditë djalin në telefon, për t’i thënë të kthehet në shtëpi që të hante ushqim, siç bën çdo nënë. Dhe ndërkohë që djali më thotë që jam në komisariat, diçka që më shokoi, nuk e prisja për asgjë në botë. Komisariat? Për çfarë arsye? Më kanë kapur me biçiketë. I them në çfarë komisariati? Më thotë tek 2-shi. Shkoj me vrap, e marr djalin, mësova që kishin hedhur një pjesë tek Jeta Osht Qejf. Por realisht nuk e pashë fare, nuk ia hodha sytë, se isha shumë e tensionuar dhe shkoj në shtëpi. Në momentin që shkoj në shtëpi, pjestarët e familjes që ishin terrorizuar tmerrësisht shumë, se e kishin parë. Kur e pashë në shtëpi pastaj, tërë natën nuk kam fjetur gjumë. Përpiqesha të bëja atë të fortën, se jam pak si grua e hekurt dhe duke iu dhënë kurajo të gjithëve pjestarëvë të familjes, mamit, fëmijëve, deri nga ora e 3 e 30 që ata fjetën, unë rrija e fortë. Pasi ata fjetën pastaj deri nga ora 5.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu