“Theo mund të bëhet mbrojtësi i krahut më i mirë në botë”

0
Gjigandi

Trajneri i AC Milan-it, Stefano Pioli beson se Theo Hernandez mund të bëhet mbrojtësi i krahut të majtë më i mirë në botë.

Hernandez gjatë verës së kaluar iu bashkua “Los Blancos” dhe është duke bërë super përformanca për Milanin këtë sezon.

Pioli beson se Hernandez mund të bëhet një ndër mbrojtësit më të mirë në botë nëse vazhdon me punën e madhe.

“Theo është më i dedikuar për aspektin ofansiv të ndeshjes. Është duke punuar dhe duhet të këtë vëmendje edhe në fazën defansive”.

“Ai e ka kuptuar se mund të bëhet një ndër mbrojtësit më të mirë në botë nëse punon në këtë fazë. Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm nesër”, deklaroi ai.

RonaTyra

Milan nesër do përballet me Juventus-in, derisa ende s’kanë pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu