Thellohet skandali/ Si i mori Shkëlzen Berisha 1.8 mln euro kredi me të ardhura minimale?

0
Gjigandi

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, me një kredi të dyshimtë dhe plot pikëpyetje, ka blerë disa prona me vlerë 1.8 milionë euro në Vorë. Pasuria e paluajtshme ndodhet në Marqinet, një zonë çuditërisht ngjit me Gërdecin, simbol i krimit më të rëndë qeveritar në historinë e pluralizmit në Shqipëri, ku si protagonistë janë akuzuar Sali Berisha, Fatmir Mediu, Shkëlzeni, disa shokë të tij si dhe disa ministra e drejtorë nën komandën e tyre.

Në 24 dhjetor të 2018, Shkëlzen Berisha, përmes kompanisë ‘Logal’ sh.p.k, të cilën e zotëron me 100 % të aksioneve, ka marrë një kredi me vlerë 1.8 milionë euro pranë një banke të nivelit të dytë (Intesa Sanpaolo Bank Albania). Si garanci për këtë kredi, Shkëlzen Berisha deklaron se ka lënë 6 pasuri të paluajtshme (arë, troje dhe ndërtesa), të cilat thotë se i ka blerë me kredinë në fjalë.

Dhe këtu qëndron pikëpyetja e parë e madhe. Nëse pronat pranë Gërdecit vlerësohen 1.8 milionë euro, si ka mundësi që banka i jep kredi pikërisht me vlerë 1.8 milionë, kur vlera e kolateralit (sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë)  duhet jetë të paktën 120% e vlerës së principalit, pra nga 2.2 deri në 2.4 milionë euro! Ku i ka marrë paratë Shkëlzen Berisha për të mbuluar principalin?

Është favorizuar nga banka apo kredia është një lëvizje fiktive? Pikëpyetja e dytë lidhet me pronat pranë Gërdecit. Rreth 15.000 metra katrore tokat dhe godinat në Marqinet të Gërdecit kanë një vlerë të ulët. Por t’i referohemi çmimeve te tregut sipas agjencive imobiliare, vlera e tokës për metër katrore shkon nga 19 deri në 30 euro. Si arrijnë pronat e lëna peng nga Shkëlzeni shifra 1.8 milionë euro në se vlera e tyre shkon me pak se 400.000 euro?

Mister mbeten edhe të ardhurat e Shkëlzen Berishës për të shlyer kredinë bashkë me interesat. Kompania ‘LOGAL’, përmes së cilës Shkëlzeni ka blerë pasurinë, është themeluar në 7 dhjetor 2015, dhe si administrator dhe ortak i vetëm rezulton Shkëlzen Berisha. Në bilancin e vitit 2018 kur ka marre këtë superkredi, ka deklaruar vetëm 32 milionë lekë të ardhura: si mund ta shlyejë kredinë? 

RonaTyra

Si objekt të veprimtarisë ka menaxhimin e hapësirave për zhvillim biznesi dhe procesesh përpunuese të produkteve ushqimore, frutave etj. Kompania është përdorur në këtë rast për të kryer transaksionin plot mistere. Manovrat me kreditë janë një praktikë e zakonshme që ndiqet nga zyrtarë dhe të afërm të tyre, për të justifikuar dhe mbuluar pasuritë e paluajtshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu