Rritja e ‘çmendur’ e çmimeve/ Deputetja e PD tregon çfarë fshihet pas nivelit ku ka arritur shitj…

0
7
Gjigandi

Deputetja e PD, Jorida Tabaku denoncon rritjen e çmimeve për ushqimet bazike, zarzavatet dhe mishin “në nivele stratosferike”.

Lidhur me nivelin ku ka arritur çmimi i naftës në vend, Tabaku thotë se nuk është vetëm lufta shkaku i rritjes së çmendur të çmimeve.

“Shihni çmimin e karburantit që vendoset nga bordi i oligarkëve dhe që ndikon në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera. Përse rritet çmimi i naftës? Sepse 60% e çmimit të naftës janë taksa dhe tarifa”,

shkruan ajo në një postim në Facebook.

Postimi i Jorida Tabakut

📌 Diskutuam ditën e djeshme në kuvend rritjen e çmimeve të ushqimeve .

Qeveria u ankua se nuk ka çfarë t’i bëjë luftës në Ukrainë si dhe u justifikua se ka rritjen më të ulët të inflacionit në rajon.

E vërteta është që rritja e çmimeve për ushqimet bazike, zarzavatet 🥦 dhe mishin është në nivele stratosferike.

Qeveria justifikohet në vend që të ndërmarrë nisma konkrete me taksat ose shpërndarjen e buxhetit për shqiptarët.

A është vetëm lufta shkaku i rritjes së çmendur të çmimeve? Natyrisht që jo!

Shihni çmimin e karburantit që vendoset nga bordi i oligarkëve dhe që ndikon në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

Përse rritet çmimi i naftës ⛽?

Sepse 60% e çmimit të naftës janë taksa dhe tarifa.

Sepse tregu i naftës është me oligarkë që kanë centralizuar ofertën dhe qeveria nuk është më në krahun e qytetarëve.

Këto shifra që janë të nxjerra nga të dhënat e INSTAT e konfirmojnë qartë problemin e rritjes së çmimeve që ka Shqipëria!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu