Thaçi del pas gjashtë orësh pyetje në Hagë

0
Gjigandi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u paraqit sot në Hagë për t`u marrë në pyetje me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Që prej orës 13:00 ai po merrej në pyetje ndërsa pak më parë ka përfunduar seanca e marrjes në pyetje.

Shkurtimisht për mediat ai tha se: Sot dëgjova bisedën juridike mes avokatit dhe prokurores. Nesër do të rikthehem përsëri për ta vijuar këtë proces. Nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë sot

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi në 24 qershor, vetëm tre ditë përpara takimit të organizuar në Washington për dialogun Kosovë-Serbi ku do të merrte pjesë dhe Thaçi, se i kishte dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti kosovar, kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

RonaTyra

Dhjetëra shqiptarë e pritën sot në mbërritje, të mbledhur për të protestuar kundër ngritjes së aktakuzës ndaj tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Avokati mbrojtës i Thaçit është juristi amerikan me mjaft eksperiencë, Pierre-Richard Prosper, i cili ka shërbyer si Ambasador i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të krimeve të luftës, në Administratën e ish presidentit George W. Bush.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu