Thaçi anulon udhëtimin në SHBA/ Grenell: Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiç

0
Gjigandi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ndërpreu udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku të shtunën do të ishte në Shtëpinë e Bardhë për rinisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Lajmin e dha ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet Kosovë- Serbi.

Grenell tha se u informua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi se e ka pezulluar udhëtimin për në Washington, pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria e Posaçme.
“E respektoj vendimin e tij që të mos marr pjesë në diskutime derisa nuk zgjidhen çështjet juridike”, shkroi zoti Grenell. Ai tha se po pret diskutimet e së shtunës të drejtuara nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.
Ndërkaq edhe zyra e presidentit Thaçi konfirmoi ndërprerjen e udhëtimit “pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës”.
Thaçi u nis nga Rinasi pasditen e së mërkurës drejt Washingtonit, ndërsa në tranzitin e parë kur u njoftua për aktakuzën vendosi të ndërpresë udhëtimin dhe të enjte kthehet në Prishtinë, ku pritet që të dalë në një konferencë shtypi për gazetarët.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu