Fiton Real Madridi, rikthehet në pozitën e parë

0
Gjigandi

Real Madrid ka vazhduar me fitore edhe në këtë xhiro të 31-të në La Liga.

Reali këtë herë në shtëpi mposhti Mallorcan me rezultatin 2:0.

Ishte minuta e (19’) kur madrilenët kaluan në epërsi me anë të Vinicius Junior.

Golin e dytë dhe të fitores e shënoi Sergio Ramos në minutën e (56’), një super gol nga gjuajtja e lirë.

Me këtë fitore, Real Madrid rikthehet në pozitën e parë me 68 pikë, aq sa ka edhe Barcelona e vendit të dytë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu