Pas doreheqjes radhazi të tetë drejtuesve të mëparshem vitin e fundit, ne Vlore eshte prezantuar diten e sotme drejtori i ri i Kadastres se qytetit.
Lajmin e ka bere me dije vete drejtori i pergjithshem i ketij institucioni Artan Lame:
PREZANTOHET DREJTORI I RI I KADASTRËS VLORË ANI BINAJ.
Drejtori i ri i Kadastrës Vlorë Ani Binaj është prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame. Prezantimi u bë në ambientet e ish Shtepisë së Oficerave, godinë e cila do të jetë e ASHK-së, pas rikonstruksionit.
Me poshtë fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të ASHK-së Artan Lame
Mirëdita të gjithëve.
Në kuadër të ristrukturimit të kadastrave bregdetare, më duhet ta pranoj që ristrukturimi i Kadastrës Vlorë ka qenë më problematiku.
Kështu kemi vënë në udhën e mbarë kadastrën e Shkodrës, të Lezhës, të Durrësit, dhe të Kavajës. Kadastra e Fierit nuk ka qenë ndonjëherë problematike. Për fat të keq, Vlora u tregua një problem i zgjatur.
Vlora po paguan kusuret e 30 vjetëve papërgjegjshmërie në fushën e pronës.
Askund si në Vlorë kanë qenë prezente:
– Fallsifikimet e regjistrave të pasurive të paluajtshme
– Çështjet gjyqësore të hapura e zgjatura, në shumë raste edhe mbi 5 e 10 vjet.
– Vendimet e Prokurorisë për zbulimin e grabitjeve të pronës publike e private. Kujtoj këtu vetëm vendimet e kohëve të fundit në bregdetin e Karaburunit
– Konfliktet civile të cilat kanë mbushur kronikën e zezë të këtij qyteti.
– Gjithashtu, edhe situata me AMTP-të dhe rregjistrimin e tyre, nuk ka ecur mire në Vlorë. Kujtojmë këtu që Vlora është edhe një zone bujqësore dhe blegtorale.
– Procesi i legalizimeve në Vlorë nuk ka ecur keq. Deri tani janë kryer 10.400 legalizime. Në këtë kuadër, drejtorit të ri i del detyra e përshpejtimit të këtij pocesi.
Një fushë që Vlora ka qenë mbrapa është edhe legalizimi i pallateve me shkelje dhe atyre të braktisura.
Drejtoria Vlorë është një nga drejtoritë më të rendësishme të Kadastrës Shqiptare, duke marrë në konsiderate se ajo ka në administrim të vet regjistrin e pasurive të paluajtshme dhe hartat kadastrale për 106 Zona Kadastrale dhe ofron shërbime kadastrale për territorin e 3 Bashkive, përkatësisht Vlorë, Himarë dhe Selenicë.
Nga këto 106 Zona kadastrale, 28 janë ende pa regjistrim fillestar, me një total prej afërsisht 65.000 pasuri të paluajtëshme.
Sikurse jeni në dijeni, ASHK ka filluar procesin e regjistrimit fillestar për te gjitha zonat kadastrale të mbetura.
Ndër zonat që kanë nisur regjistrimin së fundmi janë edhe 8 ZK të Bashkisë Himarë, proces i cili po kryhet nga Projekti i Përmiresim/Përditësimit dhe Regjistrimit Fillestar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së.
Regjistrimi fillestar është hapi kyç drejt garantimit të të drejtave të pronarëve të ligjshëm, në kuadër të sigurimit dhe krijimit të tregut të konsoliduar të tokës.
Drejtori i ri i Kadastrës Vlorë, së shpejti do të ketë në dorë rezultatin e këtij procesi, për ta vënë atë në dispozicion të qytetarëve dhe biznesit.
Por pavarësisht procesit të regjistrimit fillestar, detyra kryesore e tij do të jetë ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve në kohë dhe me cilësi duke përmirësuar ndjeshëm mangësitë që mund të jenë krijuar gjatë këtyre kohëve.
Nga ana jonë, është duke nisur porcesi i bashkëpunimit me Bashkinë Selenicë, për përfundimin e regjistrimit të ZK në territorin e kësaj bashkie, duke i dhënë të njëjtën rëndësi procesit të regjistrimit në zonat malore, në zonat bregdetare apo në zonat fushore.
ASHK është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha Bashkitë, për t’i dhënë fund regjistrimit fillestar, inventarizimit dhe përditësimit të inventareve të pasurive të paluajtshmë të transferuara apo në pronësi të njësive të qeverisjes vendore.
Në mbështetje të regjistrimit fillestar për zonat e Bregut, përveç ofrimit të shërbimeve të përditshme kadastrale, Drejtoria Vlorë do të këtë një volum të konsiderueshëm pune për:
– ligjërimin e objekteve të ndërtuara para vitit 1991;
– përfundimin e procedurave të kualifikimit të ndërtimeve informale;
– regjistrimin e tokave bujqësore; si dhe
– përditësimin e inventareve të pasurive të paluajtshme në pronësi apo administrim të njësive të qeverisjes vendore.
Prezantimin e sotëm, po e bëjmë në një ambjent në dukje aspak normal. Kjo godinë, dikur shtëpia e Oficerëve dhe prej vitesh e plaçkitur dhe braktisur, së fundi nga qeveria ju kalua Drejtorisë rajonale Vlorë, për të bërë selinë e saj të re.
Këto ditë fillon rikostruksioni i saj dhe, pas disa muajsh, qytetarët vlonjatë do të kenë në dispozicion shërbimi ambjente të rinovuara.
Jam i bindur që shumë shpejt Vlora do ta ndjejë ndryshimin për tu bërë një prej qyteteve ku stresi i pronës të mbetet kujtim i të kaluarës.