Media italiane “Il Messangero” ka shkruar një artikull në lidhje me tërmetin e fuqishëm që ka goditur Shqipërinë.
Sipas mediave të vendit fqinj, një tërmet tjetër me magnitudë 4.4 ballë ka goditur Shqipërinë gjatë mbrëmjes së djeshme. Epiqendra e tërmetit ishte afër Durrësit, 22 kilometra larg Tiranës.
Që prej tronditjes së madhe të regjistruar në Shqipëri prej 5.8 ballë, janë shënuar gjithsej 300 lëkundje të vogla sizmike. Ministria e Arsimit vendosi që të bëhet pushim për shkollat dhe çerdhet gjatë ditës së sotme. Nga vlerësimet e bëra, rezulton se afër 900 shtëpi janë dëmtuar nga tërmetet që kanë rënë në mbarë vendin.