Tërmetet shkatërruese, ambasadori i BE: Disa shtete anëtare do ndihmojnë Shqipërinë – Lajmi i Fundit

0
13

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social “Tëitter” pas dy tërmeteve shkatërruese që prekën Shqipërinë javën e kaluar. Ai thekson se vendet e unionit kanë shprehur gatishmëri të plotë për të ndihmuar të prekurit.
“BE-ja qëndron në solidaritet me Shqipërinë në këtë kohë të vështirë pas tërmetit dhe mbështetja të konsiderueshme e BE është tashmë në rrugën e saj në Shqipëri. Disa Shtete Anëtare të BE po bashkohen në përpjekjet e ndihmës”-shkruan Luigi Soreca.

Shtetet e para që kanë ofruar ndihmë për Shqipërisë janë Austria, Kroacia, Hungaria, Sllovenia dhe Norvegjia , ndërsa BE pohon se do të vendosë gjithashtu një ekip të Mbrojtjes Civile nga disa ekspertë për të lehtësuar koordinimin e ndihmës së ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here