“Tërmet” te Valencia, shkarkohet trajneri Celades, jep dorëheqjen edhe drejtori sportiv!

0
Gjigandi

Tërmet te Valencia. Brenda një dite nga Los Che largohen trajneri Albert Celades dhe drejtori sportiv Cesar Sanchez.

Drejtuesit e klubit nga Mestalla kanë vendosur të shkarkojnë nga detyra trajnerin Albert Celades pas humbjes që pësoi skuadra në derbin ndaj Villareal dhe menjëherë pas shkarkimit të Celades që u largua nga Valencia pas vetëm 9 muajsh në detyrë, ka dhënë dorëheqjen edhe drejtori sportiv Cesar Sanchez i cili u kishte premtuar futbollistëve që Celades do të qëndronte edhe për të paktën 1 ndeshje.

Që kur Peter Lim e bleu ekipin në vitin 2014, Valencia nuk ka gjetur qetësi pasi Sançez është drejtori sportiv i 6 i dorëhequr. Sipas raportimeve në Spanjë drejtori sportiv dha dorëheqjen menjëherë pasi trajneri u shkarkua, pasi i kishte premtuar ekipit se trajneri do qëndronte deri në ndeshjen e ardhshme. Valencia është në vendin e 8-të në La Liga dhe ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit. Drejtimi e Los Che deri në fund të sezonit e ka marrë Voro Gonzales i cili e ka drejtuar Valencian edhe në sezonin 2016-2017, ndërsa në këto 3 vitet e fundit ka qenë asistent si i Marcelinos ashtu edhe i Celades.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu