Tentoi të vetëdigjej tek kryeministria, zbulohet arsyeja që shtyu të riun drejt aktit ekstrem

0
Gjigandi

Detaje të reja janë zbuluar rreth 39-vjeçari që tentoi të vetëdigjej sot në kryeqytet me benzinë.

Por për fat të mirë policia ndërhyri në kohë duke shmangur në një akt që mund të përfundonte në tragjedi. 

Mësohet se 39- vjeçari që tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë është taksist që i kanë hequr patentën.

Kjo ka bërë që të qenit pa punë të rëndojë gjendjen psikologjike të të riut sa që e shtyu të ndërmerrte një akt ekstrem.

“Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhej në njoftimin e policisë. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu