Milot Rashica pritet që të mungojë edhe në ndeshjen kundër Paderbornit
Werder Bremen është duke luftuar për mbijetesë ku tani kanë mbetur edhe 4 xhiro deri në përfundimin e Bundesligës.
Këtë fundjavë Werderi luan kundër Paderbornit, me Rashicën që pritet të mungojë edhe këtë përballje.
“Rashica nuk ia ka dalë ende të rikthehet që pas ndeshjes me Frankfurtin,” ka thënë Florian Kohfeldt, trajneri i skuadrës.
“Nuk e di nëse do të kthehet në kohë për ndeshjen kundër Paderbornit.
“Rashica provoi gjithçka para ndeshjes kundër ëolfsburgut dhe nuk ia doli mbanë,”.