Deputeti i opozitës, Halit Valteri, i cili më herët në parlament bëri thirrje për kthimin e dënimit me vdekje për abuzuesit e fëmijëve, iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të bashkohen dhe të ndryshojnë Kodin Penal.
Deputeti tha se dëshiron që për pedofilë të tillë të rikthehet dënimi me vdekje, por meqë kjo nuk mund të ndodhë, të paktën të dënohet përjetë.
“Njëherë të vetme duhet të jemi të gjithë bashkë për fëmijët tanë. Të heqim një copë kockë nga këto koncesionet që janë për ta. Vidhni sa të doni, por ju lutem hajdeni të bëjmë një ligj.
Këta njerëz që thashë se duhet të varen, meqë kjo nuk bëhet, hajde t’i dënojmë përjetë, para se të na bëhet gjëma. Hajde të ndryshojmë Kodin Penal, të sigurojmë shkollat. E marr unë përsipër që 39 deputetët e opozitës ta votojnë 100% këtë ligj”, tha deputeti Valteri.
Shkruar nga: top-channel.tv