Te Barcelona të tronditur: Çfarë ka bërë Umtiti në izolim?

0
Gjigandi

Mediet në Spanjë shkruajnë se te Barcelona ishin të tronditur nga gjendja fizike e Samuel Umtitit, pas rikthimit në stërvitje.

Mbrojtësi kampion bote me Francën në vitin 2018, u rikthye në stërvitje te Barcelona në formë aspak të mirë, duke lënë të kuptohet se ai nuk ka punuar me veten e tij aspak gjatë qëndrimit në izolim .

Umtiti u lëndua që në seancën e dytë stërvitore te Barcelonës, dhe nuk dihet se sa do të mbetet jashtë fushave.

26 vjeçari këtë sezon nuk ka qenë i preferuari i dy trajnerëve të Barcelonës, Ernesto Valverdes dhe Quique Setien, duke luajtur vetëm 16 ndeshje.

Ai ka qenë i lidhur me një largim nga Barcelona, kështu që kjo situatë vetëm mund të forcojë bindjen e skuadrës katalane për ta shitur atë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu