Rep-artisja e njohur shqiptare, Tayna, ka dëshmuar se gjithmonë po e thyen akullin sa i përket industrisë muzikore.
Kjo, jo vetëm se ka është bërë sensacion përmes interpretimit të këngëve, por edhe me mbajtjen e koncerteve.
Ani pse në kohë të pandemisë coronavirus, Tayna është një prej artisteve të para që ka mbajtur koncert në Zvicër.
Nga po i njëjti vend ai ka sjell një fotografi atraktive, ndërsa shihet me veshje ekstravagante dhe me një stil krejtësisht ndryshe.
Me flokë ngjyrë të gjelbër e të përzier me të hirit, Tayna ka vënë në plan të parë linjat trupore, të arritura përmes ushtrimeve në palestër.
Së fundmi ajo përmes disa fotosesioneve ka paralajmëruar këngën e re, për të cilën nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme.