Spektatorët po shijonin skenën kulmore të një spektakli të tipit musical, me temë nga Egjipti i lashtë.
Një event i veçantë për kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ku vetëm kohët e fundit dhe në vende të përcaktuara lejohen spektakle ku gratë janë pjesërisht të zbuluara.
Por risia nuk i ka pëlqyer një 33-vjeçari ekstremist, që ka organizuar një sulm në skenë ndaj aktorëve.
I armatosur me thikë, sauditi fillojë të godasë aktorët, duke plagosur 2 burra dhe një grua, ndoshta objektivi i vërtetë i sulmit.
Trupa teatrale ishte e huaj, nga Holanda, dhe po zhvillonte shfaqen në parkun e lojërave King Abdullah, i frekuentuar më së shumti nga turistë , ku zhvillohej një festival.
#Breaking: A video captured in #Riyadh in Saudi Arabia shows a attacker wielding a knife stabbing foreign performers in the theatre. pic.twitter.com/GrcXkXFhfU
— Sotiri Dimpinoudis (@sotiridi) November 11, 2019
Personi u arrestua, ndërkohë që gjendja e tre personave mbetet e qëndrueshme.