Studiuesit në SHBA kanë zhvilluar një aparat fotografik pa tel, i cili është mjaft i lehtë për t’u bartur nga brumbuj të gjallë.
Sipas mediave të huaja, ekipi në Universitetin e Washington u inspirua nga insektet për krijimin e këtij sistemi të kamerave.
Kamera e saj “beetle-cam”, mund të transmetojë pamje deri në pesë korniza për sekondë, të cilat janë me rezolucion të ulët. Pamjet gjithashtu janë bardhë e zi dhe mund të transmetohen në një telefon të avancuar.
Hulumtimi i studiuesve u botua në revistën “Science Robotics”.
Bëhet e ditur se pajisja peshon vetëm 250 miligramë, që është rreth një e dhjeta e peshës së një karte të lojërave.
Megjithëse kamera posedon rezolucion të ulët të imazheve me 160 dhe 120 pixel, pajisja mund të zhvendoset nga njëra anë në tjetrën.