Xhevdet Peci – ish boksieri më i suksesshëm i klubit të boksit Prishtina dhe kontribuues i pesë titujve për Prishtinën Ish Jugosllavi, uron gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Uroj 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. “Bota sot” po jep më të mirën në përcjelljen e garave të sporteve të ndryshme.
Iu uroj edhe shumë e shumë vite të tjera, jeni më të mirët”, uron Peci.
Xhevdet Peci është boksieri më i mirë që ka pasur Kosova, edhe sot gjeneratat e vjetrat flasin më emocione për të, kujtojnë kohërat e arta kur Peci nokautonte në ring boksierët serbë, malazezë, kroatë, amerikanë, boshnjakë etj.