Puro dhe fara, mbushet stadiumi i Ballkanit

0
Gjigandi

Sot zhvillohet java e 31-të në IPKO Superligën e Kosovës, ku në program janë gjashtë sfida shumë interesante, shkruan Insporti.

Sfidë jashtëzakonisht interesant është edhe ajo mes Ballkanit dhe Prishtinës e cila zhvillohet në Therandë.

Derisa Ballkani po lufton për titullin e kampionit këtë edicion, FC Prishtina synon ta kapë vendin e dytë dhe të dalë në eliminatoret e Ligës së Evropës.

Teksa kanë mbetur edhe pak minuta para nisjes së takimit, tribunat e stadiumit në Therandë kanë nisur të mbushën me tifozë, një shkelje kjo e protokollit të vendosur nga Minista e Shëndetësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu