Sporti po del më i rrezikshëm se sa puthja në buzë në Kosovë! A e dini pse?

0
Gjigandi

Secili duhet të mendoj profesionalisht dhe me kokë të shëndoshë për sportin e Kosovës!

Shqetësimet e trajnerit më të mirë shqiptar, Driton Kuka, janë të arsyeshme sepse sporti duhet të vazhdojë me masa ashtu si e sheh protokolli dhe jo t’i ndalohet shumicës që të ushtrojnë e mos të garojnë. Duhet t’i nënshtrohen rregullave siç parashohin protokollet e shëndetësisë!  

“Me dhjetëra mijëra të rinj në Kosovë po prisnin 1 qershorin për rifillimin e stërvitjeve!

Kosova spaska sporte tjera përveç futbollit.

Sonte jo ma vonë të veproni!!

RonaTyra

Stërvitjet duhen vazhduar qysh nesër mos boni hajgare me afër 100 mijë të rinj!”, kështu ka shkruar mes të tjera Kuka në profilin e tij në facebook. 
Një logjikë e thjeshtë,  po e shohim që qytetet e Kosovës janë mbushur me njerëz, po dalin e po pijnë edhe kafe, atëherë pse disiplinat e sporteve të ndryshme tjera mos të stërviten. Sporti po del më i rrezikshëm se sa puthja në faqe e në buzë, në këtë kohë me virusin korona. 

A mos vallë, kontakti në duele sportive është më infektues se sa puthja në faqe e në buzë siç ndodhë me disa kur takohen pas një kohe një apo dy mujore, që nuk i respektojnë rregullat. Ose që kanë afërsi.  Lejoni sportistë të stërviten me rregullat ashtu siç janë në protokolle! Stërvitja në fushë e në sallë duket se po del më e rrezikshme se kontakti buzë për buze!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu