Sot arritën dhjetë mijë teste për koronavirus të siguruara nga Remzi Ejupi

0
Gjigandi

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka njoftuar se tashmë në Kosovë kanë arritur edhe 10 mijë testet e reja të cilat do përdoren për të testuar personat e dyshimtë me koroanvirus.

Presidenti i FC Prishtinës ka konfirmuar se tashmë në Kosovë kanë arritur 10 mijë testet e radhës, të cilat i kishte premtuar pak kohë më parë.

I pari i klubit kryeqytetas ka thënë se në këtë donancion kanë kontribuar edhe biznesmenet e njohur, Lazim Destani dhe Nazmi Viqa.

“Sot kemi arritur t’i pranojmë edhe dhjetë mijë teste, edhe pse nuk ka qenë e lehtë të sigurohen. Pjesë e këtij donacioni janë 12 mijë teste dhe këtu kanë ndihmuar edhe Lazim Destani dhe Nazmi Viqa” – tha Ejupi në ‘RTK’.

Ejupi gjithashtu tha se një pjesë e këtyre testeve do u takojnë futbollistëve dhe testet e tjera qytetarëve të Kosovës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu