Sony ka vendosur që ta shtyjë ngjarjet e lidhura me lansimin e konsolës së saj të re të lojërave.
Përmes një deklarate, kjo kompani nuk ka përmendur trazirat në SHBA, por ka aluduar në to, duke thënë:
“Nuk ndiejmë se është koha për të kremtuar”, teksa është shtuar se “më e rëndësishme është të dëgjohen zërat”, raporton BBC.
Sony kishte planifikuar që të enjten ta lansojë disa prej lojrave për Playstation 5.