Sondazh: Vetëm 45% e të rinjve në Kosovë thonë se mbajnë rregullisht maskë në publik

0
Gjigandi

86% e të rinjve kosovarë që morën pjesë në sondazhin e U – Report besojnë se duke mbajtur maskën ata e mbrojnë veten dhe të tjerët, por vetëm 45% thonë se mbajnë maskë rregullisht në publik. 

Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka realizuar një sondazh të ri me të rinjtë në Kosovë, përmes U-Report. Kësaj radhe kemi pyetur të rinjtë për qëndrimet e tyre rreth virusit COVID – 19. 1618 të rinj ju përgjigjen sondazhit dhe shprehën qëndrimet për masat parandaluese COVID-19 dhe bën të ditura masat që po marrin ata vetë, si dhe ato të miqve dhe shoqërisë së tyre të gjerë për t’u mbrojtur nga virusi.

Kosova, ngjashëm sikurse rajoni, kohëve të fundit ka shfaqur një rritje të rasteve të të infektuarve me COVID-19, pas lehtësimit të kufizimeve dhe përfundimit të izolimit.

Më 9 korrik 2020 u lansua një sondazh përmes U – Report për të identifikuar shqetësimet e të rinjve lidhur me situatën.

Rezultate kryesore nga sondazhi janë si në vijim:

RonaTyra

Sipas përgjigjeve që kanë dhënë të rinjtë, shumica po marrin masa për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre, por të rinjtë mendojnë se është e rëndësishme që të gjithë të fillojnë t’i marrin ato masa për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

86% e pjesëmarrësve në anketë besojnë se duke mbajtur maskën ata e mbrojnë veten, të tjerët, ose të dy palët, por vetëm 45% thanë se mbajnë maskë rregullisht në publik

Disatë rinjë janë skeptikë për faktet rreth virusit dhe masat paraprake të nevojshme.

– 2% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se mbajtja e maskës ka një efekt negativ.

– 10% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se virusi nuk është i rrezikshëm apo nuk ekziston.

– 5% deklaruan se nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë mbrojtëse kundër COVID-19 në 2 javët e fundit.

– 7% e pjesëmarrësve në anketë  deklaruan se do të vazhdonin të takonin një shok/shoqe të infektuar me COVID-19, pa ndonjë masë mbrojtëse (maskë, dorëza, distancë) – të gjithë prej tyre meshkuj.

– 26% i konsiderojnë shqetësimet e njerëzve për COVID-19 si të ekzagjeruara.

Shumica e U-Raportuesve thonë se janë më të kujdesshëm mbi masat e parandalimit sesa miqtë e tyre?

Megjithëse 45% e U-Raportuesve thanë se mbajnë maskë kur janë në publik, ata deklarojnë se e njëjta gjë nuk ndodh kur pyeten për miqtë e tyre, me c’rast shifrat bien në vetëm 16% të miqve të tyre që mbajnë maskë.

Ndryshe, U-Report është një platformë që përdoret nga të rinjtë për të shprehur mendimet e tyre për çështje kritike në komunitetet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu