Pritja e ngrohtë që iu bë futbollistëve dhe tifozëve anglez në Prishtinë, u komentua mjaft shumë edhe nga mediat e huaja, raporton Zëri.info.
Por në vendin tonë u ngjall një debat nëse kjo pritje ishte e eksagjëruar.
Temë u bënë katër vajza që pritën futbollistët anglez me lule në aeroportin e Prishtinës.
Pikërisht për këtë temë u diskutua edhe në “Dueli sportiv” ku të ftuar ishin Anita Haradinaj, Kushtrim Mushica, Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli.
“Ne edhe para 20 viteve i kemi pritur anglezët me lule”, tha mes tjerash treneri Sokoli duke komentuar edhe debatin për veshjen e tyre, e cila sipas tij nuk kishte asgjë të keqe.
“Sa i përket debatit për minifundet e atyre vajzave ne gjejmë behane gjithmonë”, i shtoj tutje Sokoli, mendimin e te cilit e forcoi edhe Anita Haradinaj, e cila tha: “Sa i përket minifundeve ato nuk po shkonin në xhami”.