Skandaloze, fëmijët nga Kosova mysafirë te lojtarit të Cërvena Zvezdës!

0
37

Vaterpolisti Nikola Raçen është anëtar i klubit Cërvena Zvezda nga Beogradit dhe përfaqësueses së Serbisë!

Serbët që jetojnë në një pjesë të Mitrovicës, nuk i njohin institucionet e Kosovës dhe vazhdojnë t’i mbajnë lidhjet e forta me Beograd, madje marrin pjesë edhe në kampe që organizohen me programe të Federatës së Notit të Serbisë. Skandaloze, ka qenë që disa fëmijë kanë marr pjesë në kampin që u organizua në vaterpolo në Pançevo të Vojvodinës, që Serbia e konsideron si të veten.   
“Për të tretin vit radhazi, fëmijët nga Kosova morën pjesë në një kamp në vaterpolo “Number One”, të mbajtur në Pançevë.

Fëmijët patën mundësinë që të takohen me lojtarin serb Nikolla Raçen. Fëmijët kanë zotëruar teknikat e notit, zbuluan sekretet e vaterpolos. Përveç aktiviteteve sportive, fëmijët vizituan edhe kryeqytetin e Serbisë – Beogradin, përkatësisht Kalemegdan, Avalla, Tempullin e Shën Sava, Stadiumin ‘Rajko Mitiç’, Muzeun Ushtarak, Muzeun e Historisë Natyrore”, shkruan mes të tjera një farë “Jedinstvo”.

“Fëmijët janë të shkëlqyeshëm! Qëllimi u përmbush, pasi të gjithë mësuan të notonin. Klubi vaterpolo ‘Wind Sport’ priti fëmijët në pishinë, ku së bashku mësuam teknikat themelore të vaterpolos”, tha tha mes të tjera Raçen. Ajo që habit që fëmijët i dërguan që ta vizitojnë edhe muzeun ushtarak, kushedi se çfarë i kanë gënjyer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu