Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është i pari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 në këtë sezon të ri televiziv.
Veliaj ka folur për eksperiencën e tij me COVID-19 dhe për menaxhimin në tërësi të pandemisë të paktën në Bashkinë e Tiranës, ku dhe ai është kryetar.
Ai thotë se vetë tashmë mund të konsiderohet një pacient i rehabilituar pasi e kaloi COVID-19, teksa apelon të tjerët që mos bëjnë të fortin por të respektojnë masat dhe t’i besojnë shkencës e mjekëve, jo legjendave urbane.
Më tej ai thekson se Tirana e ka menaxhuar mirë situatën me COVID-19 duke bërë dhe krahasimin me të tjera kryeqytete në rajon si Prishtina e Shkup. Veliaj e cilëson se të duhur vendimin e shkollave dhe kopshteve pasi të njëjtën nismë po e ndërmarrin edhe vende perëndimore.
”Tani që kam dhe antitrupa, mund të vij dhe si pacient i rehabilituar. Kam më shumë energji se çkisha më parë. Ishte pak sfiduese, dhe kam kuptuar që jo vetëm që ka 6 mijë pacientë, por një pjesë e tyre janë publikë. Dhe më inkurajuan që e bëra publike.
S’ka nevojë të bëni të fortin. Ka nevojë që gjithkush të distancohet, t’ua thotë të tjerëve. Të izolohet dhe besojini shkencës, jo legjendave urbane se bëhen vdekjeprurëse. Besojuni mjekëve dhe shkencës.
Duhet të kishim disa mijë dhurues tani pasi kemi 6 mijë pacientë. Doktoresha Najada më informoi se kishte 19 raste që trajtoheshin me plazmë. Por a është në kutinë e armëve që mund ta përdorin mjekët, po mundet.
Ata që infektohen mos kenë drojë për të rrëfyer situatën. Pasi shërohen t’u lënë mundësi mjekëve për këdo që është më i dobët.
E pashmangshme. Kur shikoj që në situata të ngjashme Shkup apo Prishtinë, Tirana e ka menaxhuar mirë. Duke folur me zë të lartë lëshojmë pafundësi spërklash, dhe qeveria ka qenë në një situatë shumë vështirë për të rihapur shkollat.
Kur krahasoj brezin tonë që në ’97 bënë 3 muaj pushime, karantinë prej plumbave. Besoj se mes sakrifimit të një brezi, dhe marrjen e një hapje tjetër të shkollave dhe çerdheve, është i duhuri fundja fundit po e ndërmarrin edhe vende perëndimore.”- tha Veliaj.