Si mund të ndihmojë Shqipëria vendet e tjera kur nuk ka kapacitete për vete? Rama: Ndihma e Greqi…

0
Si mund të ndihmojë Shqipëria vendet e tjera kur nuk ka kapacitete për vete? Rama: Ndihma e Greqi…
Gjigandi

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë të përbashkët me komisionerin e BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic.

Gjatë konferencës u fol rreth mekanizmit të Bashkimit Evropian për mbrojtjen civile, ku të gjitha shtetet e Europës kontribuojnë për të ndihmuar vendet fqinje në rast emergjencash.

I pyetur nga gazetarët se çfarë ndihme mund tu jepet vendeve fqinje për sa kohë ne nuk kemi kapacitetet e duhura për vendin tonë, Rama u përgjigj se situate e Sazanit nuk është për të qarë hallin, pasi të gjitha vendet e Europës kërkojnë ndihmë nga njëra-tjetra në situate të tilla.

Çfarë mund të japë Shqipëria kur na u desh ndërhyrja e Greqisë për të shuar zjarrin e Sazanit?

Rama:

RonaTyra

Ky mekanizëm është krijuar nga vendet e BE-së për të përballuar momente kritike. Kur flasim për një zjarr që dhe dikush vjen dhe na jep ndihmë, kjo nuk është për të qarë hallin sepse ketë e bëjnë të gjithë edhe vendet më të fuqishme. Greqia përballet me zjarre shumë më intensive se sa ne, dhe të gjitha vendet dhe e përballojnë me anë të këtij mekanizmi.

Kjo nuk është se duam ne apo se tani u kujtuam por për shkak të reformave që ne kemi bërë. Shqipëria i ka parametrat që të bëhet pjesë e këtij mekanizmi.

Kjo bëhet jashtë syrit tuaj sepse nuk janë zhvillime për tu bërë lajme, sot drejtori do të vizitojë qendrën e emergjencave. Kemi punuar shumë në lidhje me këtë gjë por ka ende punë për të bërë.

Janez Lenarčič: Ju e mbani mend që vjet në verë Shqipëria u përball me shumë zjarre si çdo vend tjetër në Mesdhe. Shqipëria ka qenë një ndër ato vende që kanë kërkuar asistencë që ju dha nga vendet e BE-së. Mekanizmi i BE-së për  mbrojtjen civile ekziston dhe funksionon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu