Aktorja e njohur turke, Alina Boz e cila u bë e njohur nga seriali “Mos ma lësho dorën” që është transmetuar më ekranin e televizioneve tona vendor është pjesë e pandashme e mediave roze në Turqi.
Alina në këtë serial ishte përballur me shumë vështërsi, por, në jetën e përditshme ka një familje shumë të lumtur.
Aktorja nuk heziton asnjëherë që në rrjetet sociale të publikojë fotografi të ndryshme familjare.
Kur jemi te kjo e fundit Alina në Instagram së fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet e lumtur afër nënës.
Mediat turke shkruajnë se aktorja menjëherë pas përfundimit të serialit “Mos ma lësho dorën” ka filluar bisedimet për një serial të ri.
Mirëpo deri sa të merr një vendim në lidhje me këtë Alina ka vendosur që të pushojë dhe kaloj kohë me familjen e saj.