Shulku jep lajmin e mirë: Ja kur vendoset për futbollin, stërvitjen e nisim…

0
Gjigandi

Sekretari i Pergjithshem i FSHF, Ilir Shulku ka zbuluar se ditën e nesërme do të ketë një takim me Ministrinë e Shëndetësisë, kiu do të vendoset për futbollin shqiptar, duke thënë se gjithçka është gati, duke shtuar se po të jepet drita jeshile, skuadrat janë gati të nisin stërvitjen që pasnesër ose të hënën.

Gjithashtu Shulku u shpreh se iu është thënë se stadiumi i Kamzës nuk do të shembet, duke treguar gjithashtu se janë bërë planet dhe Federata nuk do të ketë probleme financiare për shkak të rrogave që dha për klubet.

“5 zëvendësime? Sugjerimi është për 5 zëvendësime vetëm për këtë sezon, për shkak të Koronavirusit dhe nuk do të jetë edhe për sezonin e ardhshëm. Ne do ta diskutojmë në ditët në vazhdim. Është një gjë shumë e mirë, pasi të gjithë e dimë se lojtarët nuk janë të stërvitur në këto ditë.

Rifillimi i futbollit? Lajmi i mirë është se nesër në mëngjes në 10:30 do të kemi një takim me Ministrinë e Shëndetësisë, ku do diskutojmë me grupe pune, ku do të flasim për rifillimin e stërvitjes dhe të kampionatit. Nëse do të ishte e mundur, që pasnesër të nisim stërvitjen, duke ruajtur parametrat e protokollit të sigurisë. Pas stërvitjes do të flasim për rifillimin e kampionatit, minimalisht 10 ditë pas stërvitjes ose 14 ditë. Ne duam të mbyllim të gjitha verdiktet në fushë, për të gjitha grupet e futbollit.

Tamponët? Kjo do diskutohet nesër dhe si do jetë ecuria për më tej. Ne nuk jemi si vendet e tjera, që iu duhen shumë, pasi nuk jemi vend me risk të rrezikshëm. Kjo do jetë pika e diskutimit nesër dhe kjo është pikë shumë e rëndësishme se kush do i marrë përsipër për tamponët. Për të qenë të sinqertë nuk kemi pasur kontakte për të pasur një ide. Nëse na jepet drita jeshile për rinisjen e stërvitjeve, më pas të shohim.

RonaTyra

Nëse fillojmë stërvitjen pasnesër ose të hënë, kemi kohë që të lejojmë më shumë se dy javë stërvitje, pasi do ishim mirë në lidhje me kalendarin.

Unë shpresoj dhe dëshiroj që kampionati të luhet në fushë, Tirana shpresoj që ta ruajë atë formë dhe të shpallet kampione. Për mua nuk ka rëndësi se kush e fiton, unë shpresoj që klubet ta ruajnë formën dhe të vendosin gjithçka në fushë.

Kemi dhënë dy muaj rrogë për klubet, që kapin shifrën e 800 milionë lekëve të vjetra. Nuk besoj që Federata do rrezikojë nga ana financiare, për shkak të kësaj shume të dhënë. Ne nuk i kemi Federatat të pasura me buxhet pa limit, por u llogaritën mirë dhe e kemi planin që të mos kemi probleme për pagat e dhëna,

Ne kemi disa ditë që jemi zhvendosur te zyrat e reja. Është një projekt dhe jemi në bisedime për stadiumin e Fierit dhe të rritet kapaciteti për të pasur një stadium me kapacitete të mëdha.

Stadiumi i Kamzës? Shpresojmë që të mos jetë e vërtetë që do shembet. Kryetari i bashkisë tha që nuk do shembet dhe shpresoj që të ndodhë kështu. Nuk mund të kthehet një stadium në parkim apo diçka tjetër, është një shkelje e ligjit. Është detyrë e qeverisë që të ndërtojë terrene sportive. Federata merret me gjëra të tjera, jo të ndërtojë fusha. Ne nuk duam të prishim, por duam të ndërtojmë.”, u shpreh Shulku për “Supersport”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu