Shtyhet me një javë rinisja e stërvitjes në Premier League

0
Gjigandi

Klubet angleze po përgatiteshin të rinisnin stërvitjet ditën e hënë më 11 maj, por do të duhet të presin për të paktën edhe një javë, pasi qeveria ka vendosur të marrë më shumë kohë, para se të “ndezë dritën jeshile”.

Qeveria britanike duhej të publikonte më datën 7 fazën e dytë të menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, por e ka shtyrë gjithçka për të dielën në mbrëmje, ndërsa “Daily Mail” raporton se po merren në konsideratë edhe letrat e dërguara nga mjekët e klubeve.

Sipas tabloidit anglez, në një takim për sigurinë në futboll, mjekët kanë shprehur dyshime dhe kanë kërkuar më shumë siguri e përgjegjësi, duke folur edhe për rrezikun e humbjeve të jetës, nëse nuk aplikohen masa të rrepta sigurie.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu