Sylvinho në alarm para ‘finaleve’, dëmtohet Kristjan Asllani

0
Gjigandi

Inter dhe Frosinone luajnë sot në 20:45 në Milano për javën e 12-të në Serie A. Nga ky duel trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka marrë një lajm jo të mirë, me Kristjan Asllanin që është dëmtuar.

Mesfushori i Shqipërisë nuk figuron as në stolin e rezervave, teksa Simone Inzaghi ka preferuar Mkhitaryan dhe Calhanoglu para mbrojtjes.

Mësohet se mesfushori kuqezi ka lodhje muskulore në kofshën e djathtë dhe është lënë në tribunë.

Kujtojmë se Kombëtarja luan dy ndeshje kyçe më 17 (Moldavi – Shqipëri) dhe 20 nëntor (Shqipëri – Ishujt Faroe) për Euro 2024 dhe Asllani është ndër pikat fikse të mesit të fushës për tanët.

a.c./dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu