Ekspertja e shëndetësisë dhe njëkohësiht mjeke, Liljana Shyqyriu, në një status në Facebook shkruan se vendi ynë ka dështuar në menaxhimin e situatës së Covid-19.
Ajo shprehet se maska nuk është masa e mjaftueshme për të parandaluar rritjen e vrullshme të rasteve me Coronavirus në vendin tonë.
“Sthimi i numrit të rasteve ka ardhur si pasojë e mungesës së një strategjie eficente dhe gabimeve në fazat e hapjes,” shkruan ajo.
Insitucionet Shtetërore dhe ato shëndetësore nuk kanë marrë masat e duhura, sipas Shyqyriut, duket shtuar se mungesa e përgatitjes dhe edukimit të opinionit publik apo dhe mungesa e testimeve bëri që infeksioni të përhapet në shifra të larta.
Postimi:
PAPERGJEGJSHMERIA ULET KEMBEKRYQ
Perhapja e infeksionit nga Covid 19 si dhe rritja e pakontrolluar e rasteve te reja tregon edhe nje njehere deshtimin ne menaxhimin e situates se epidemise.
Nga te dhenat e fundit bazuar ne numrin e rasteve te reja per 1.000.000 banore vendi yne renditet i 12 ne europe dhe i 52 ne bote. Nese i krahasojme keto shifra me muajt e meparshem do shohim se kemi nje kapercim ne renditje ne dy skajet e tabeles .
Nderkohe ne pergjigje te kesaj rritje te skajshme ne renditje boterore apo europiane e vetmja mase e ndermarre nga ana e vendimmarresve per strategjine anti Covid eshte Mbajtja e maskes ne ambientet e mbyllura.Mbajtja e maskes si mase e ndermarre ne kete situate eshte thjesht nje mase e nevojshme por jo e mjaftueshme per zgjidhjen e situates.
Shtimi i numrit te rasteve ka ardhur si pasoje e mungeses se nje strategjie eficiente dhe gabimeve te bera ne fazat e hapjes duke mos ndjekur kritere specifike ne cdo faze te saj.
Mungesa e marrjes se masave eficiente ne Institucionet Shteterore dhe ato shendetesore,mungesa e testimeve per te njohur situaten e vertete, mungesa e pregatitjes dhe edukimit te opinionit publik beri qe infeksioni te perhapej ne shifrat e larta dhe te pakontrollueshme ne keto momente nga ana e strukturave perkatese.
Keqmenaxhimi i situates dhe deliri per te konkuar me vendet modele te Europes apo botes coj ne deshtimin e parandalimit te perhapjes se SARS-COV-2 dhe konkretisht
1. Nuk u arrit parandalimi i perhapjes se infeksionit ne mjediset spitalore apo qendrat shendetesore dhe me keq akoma u pranua publikisht qe infeksionet nozokomiale(apo Sars-Cov-2 ne rstin konkret) jane infeksione rutine ne mjediset spitalore.
2.Nuk u moren masa per parandalimin e perhapjes se infeksionit ne Administraten Shteterore te cilat u kthyen ne vatra .
3.Nuk u bene permiresime te protokollove per bizneset dhe ne vecanti per fasonerite apo call center midis te cilave povazhdojme te kemi riinfektime .
5. Nuk u realizua me eficience Izolimi i te semureve apo karantinimi i te dyshuarve per parandalimin e infeksionit ne ambientet familjare
Autoritetet Shendetesore bejne mire qe te hartojne urgjentisht nje strategji eficiente dhe te marrin masat e duhura per te parandaluar perhapjen e metejshme te infeksionit sepse nuk mund te perballohen epidemite vetem me maska apo me masa ku fajesohet qytetari dhe nuk merret asnje pergjegjesi Institucionale.