Shqiptari me tre mushka futet në territorin grek dhe pret pyllin

0
Gjigandi

Një tjetër shqiptar kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme dhe arriti në një zonë malore të Kastoria, me qëllim që të priste dru në pyjet greke.

Me vete kishte edhe tre mushka që do t’i përdorte për të transportuar drutë e prera për në vendin e tij, me qëllim tregtie.

28-vjeçari shqiptar u kap nga oficerët e policisë së departamentit Nestorio të Kastoria dhe departamenti lokal i Gardës Kufitare për të transportuar me lëndën e drurit të mushkave një metër kub dru lisi që ai kishte prerë me një sëpatë, e cila u gjet në pronësi të tij, ku për rrjedhojë u bë konfiskimi i saj dhe i druve të prera njëherësh edhe i mushkave.

Gjithashtu 28 vjecari i akuzuar për shkelje të legjislacionit pyjor dhe hyrje të paligjshme në vend u dërgua në prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Kastoria, ndërsa u gjobit edhe për shkelje të masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu