Dy shqiptarë u arrestuan në Torino, përkatësisht 36 dhe 27 vjeç nën akuzat e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike, si dhe për vjedhje të energjisë elektrike.
Hetimi nisi pas denoncimit të një shtetasi italian, që kishte deklaruar në polici se ferma pranë banesës së tij ishte kthyer në vend ku kultivohej lënda narkotike. Ai tha se dy persona të panjohur për të e kishin kthyer fermën në një vend ku kultivohej kanabis, shkruajnë mediat italiane.
foto galeri PreviousNextPër të punuar edhe gjatë natës, të dy trafikantët ishin lidhur në mënyrë të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike. Karabinierët kanë sekuestruar çdo mjet që nevojitej për të prodhuar drogën, si gjeneratori i energjisë, një pompë zhytjeje, lopatë, shtylle, një makinë vakumi, qese celofani, gërshërë, ventilatorë.
Droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar. Shqiptarët e pastrehë në shtetin fqinj u arrestuan e u dërguan në paraburgim.