Fluks automjetesh në Kakavijë, pala greke shton sportelet

0
Gjigandi

Pala  greke ka shtuar numrin e sporteleve, pasi mëngjesin e sotëm në pikën kuftare të ishte krijuar radhë e gjatë automjetesh.

Mësohet se po punohet me procedurë të përshpejtuar për automjetet që duan të hyjnë në tokën shqiptare. Shtimi i sporteleve nga pala greke u bë e mundur pas një takimi me zyrtarë të doganës shqiptare. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 7187 shtetas dhe kanë dale 3790.

Si dhe në atë të Kapshticës kanë hyrë 6203 shtetas dhe kanë dalë 3423. Ndërkohë, në Qafë-Thanë, kanë hyrë 4992 dhe kanë dalë 3288 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu