Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 64 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Gjithashtu, dy persona të tjerë të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën.
Një paciente 78-vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83-vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat dhe Pogradec.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.