Një pallat është përfshirë nga flakët në Fushë Krujë.
Raportohet se kati i tretë i një pallati u përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik tek 8 familje që banojnë aty.
Pjesa e çatisë e pallatit është djegur thuajse tërësisht por nuk pati persona të lënduar.
Shkak i rënies së zjarrit mendohet se ka qenë një shkëndije elektrike.
Mësohet se 4 fëmijë kanë mbetur të asfiksuar ndërsa ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.