Kushtet e hyrjes dhe qëndrimit të punëtorëve të huajPër të lëshuar vizën e punës, Konsullata zakonisht kërkon:· një pasaportë të vlefshme;· një vërtetim shëndetësor nga një spital shtetëror;· një dëshmi penaliteti;· sigurimin shëndetësor.
Dokumentet mund të ndryshojnë rast pas rasti. Viza lëshohet brenda disa ditësh, në varësi të ngarkesës së punës që ka Konsullata.Pasi është lëshuar viza për punë, ju duhet të aplikoni për leje qëndrimi me qëllim punësimi pranë Bashkisë së vendit ku qëndroni, para se të filloni punë në Greqi. Dokumentet bazëqë duhet të dorëzoni janë:· Viza e punës;· Kontrata ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit;· Pasaporta;· Tarifa – 150 Euro (në vit);· Formulari i aplikimit për lëshimin e lejes së qëndrimit nëBashki.
Lista nuk është e plotë. Meqenëse kjo listë mund të ndryshojë, ju duhet të kërkoni në Bashki listën e të gjitha dokumenteve që duhet të paraqisni. Në varësi të bashkisë dhe ngarkesës sëtyre të punës, duhet një kohë nga 2 javë deri në 3 muaj për të lëshuar leje qëndrimi me qëllim punësimi. Pasi keni dorëzuar aplikimin për lejen e qëndrimit, ju merrni një vërtetim përdorëzimin e aplikimit dhe ndërkohë, mund të filloni të punoni menjëherë.
Për shkak se rregullat për viza janë objekt i ndryshimeve të vazhdueshme, është e nevojshme që të kërkoni rregullat më të fundit në faqen elektronike të ambasadës greke ose tëvendit tuaj të qëndrimit.
Ndërsa ju banoni në Greqi fëmijët tuaj kanë nevojë të vazhdojnë shkollën. Për regjistrimin e fëmijëve në shkollë ju duhet të keni një çertifikatë të fëmijës nga shkolla e vendit tëorigjinës, e firmosur nga departamenti i arsimit, nga Ministria e Arsimit dhe nga Ambasada greke në vendin tuaj./Marre nga Manual per Emigrantet