Shkon për të blerë ilaçet, gruaja zbulon se kishte “vdekur”

0
Gjigandi

Sherry Ellis zbuloi se kishte vdekur një ditë pas Halloween.

73-vjeçarja nga Magnolia, Teksas, shkoi të merrte ilaçet kur karta e saj e bankës u refuzua.

Ellis tha se e dinte që kishte diçka që nuk shkonte pasi karta e saj kishte dalë vetëm 3 muaj më parë.

Kur shoi në bankë zbuloi se ishte shpallur e vdekur nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore.

“Nuk e di se sa kohë më parë isha shpallur e vdekur para se ta zbuloja”, u shpreh Ellis.

RonaTyra

Kjo i ka shkaktuar probleme 73-vjeçares pasi me kartën e saj nuk mund të blejë asgjë.

Ajo merr 10 ilaçe të ndryshme për presionin e gjakut, stomakun dhe zemrën që mund të kushtojnë deri në 1.400 dollarë pa sigurime.

Ndërsa mjekët i thanë se nuk mund të bëjnë asgjë për të derisa të deklarohet e gjallë me dokumenta. Ndërkohë procesi pritet të zgjas 45 ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu