Një aplikacion i smartfonëve mund të jetë në gjendje të diagnostikojë koronavirusin duke përdorur mikrofonin në pajisje për të matur ndryshimet në tingujt e frymëmarrjes, pretendojnë hulumtuesit.
Studiuesit nga Universiteti i Pensilvanias, thonë se, nëse do të jenë të suksesshme, puna e tyre do të ofronte një ‘zgjidhje me kosto të ulët’ për të testuar shpejt një popullatë të tërë.
Ky aplikacion është ende në fazën e planifikimit, kështu që mund të kalojë ca kohë përpara se të jetë në dispozicion në dyqane – ekipi thotë se së pari duhet të hartojnë ‘forma akustike’ të reja.
Teknologjia do të përdorë inteligjencën artificiale për të ekzaminuar tingullin që vjen nga rrugët e frymëmarrjes njerëzore dhe për të përcaktuar nëse përputhet me ata nga pacientët COVID-19.
Kur të zhvillohet aplikacioni do të përdorë harduerin ekzistues dhe fuqinë llogaritëse të telefonave inteligjentë normalë për të siguruar ‘testimin jo-invaziv në shtëpi’, pretendojnë zhvilluesit.