Vodafone e ndan infrastrukturën e antenave në Evropë si kompani më vete

0
Gjigandi

Ditën e sotme Vodafone zbuloi krijimin e platformës më të madhe Evropiane të infrastrukturës së telekomunikimit, Vantage Towers.

Kompania e cila do të menaxhojë asetet infrastrukturore të Vodafone ka mëse 68 mijë antena në 9 tregje madhore Evropiane. Madhësia e Vantage Towers nuk duhet të nënvlerësohet dhe mund të jetë numri 1 ose 2 në këtë sektor me operacione që gjeneruan 950 milionë euro vitin e kaluar.

Zyrat qendrore të kompanisë do të jenë në Duseldorf të Gjermanisë me pozitat lider në nën vende si Gjermania, Spanja, Greqia, Portugalia, Republika Çeke, Rumania, Hungaria dhe Irlanda.

Vendimin Vodafone e arsyetoi si të domosdoshëm për të përshpejtuar adoptimin e teknologjisë 5G. Lëvizja tjetër e madhe e Vodafone ishte blerja për 21.3 miliardë dollarë të aseteve kabllore të Liberty Global në Gjermani, Hungari, Rumani dhe Republike Çeke. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu