Shkatërrohet banda shqiptare e hajdutëve, kishin vjedhur më shumë se 100 mijë euro – Lajmi i Fundit

0
14

Policia italiane njofton se ka arrestuar disa persona, anëtarë të një bande kriminale, të cilët kanë fituar më shumë se 100 mijë euro nga grabitjet që kanë kryer.
Karabinierët arrestuan sot anëtarët e bandës sot në mëngjes, duke vënë në oranga 9 persona. Shtatë vetë u lanë në paraburgim, kurse dy të tjerë në arrest shtëpie. Ndërsa, bëhet me dije se kjo bandë kishte në krye një serb, shkruajnë mediat italiane.

Banda vepronte më së shumti në provincën e Brescia dhe operonte në provincat fqinje. Banditët besohet se kanë kryer shumë vjedhje në disa zona të Italisë. Ata besohet se kanë bërë më shumë se 20 grabitje, 13 nëpër institucione publike dhe 7 vjedhje makinash.
Llogaritet se grupi ka vjedhur rreth 100 mijë euro gjithsej. Hetimet për grupin kriminal kishin nisur para pak muajsh, ndërsa operacioni u finalizua vetëm tanimë.
Të arrestuarit janë:
Endri Çaushaj, i lindur në vitin 1986
Ardian Muça, lindur në vitin 1980
Migen Capatina, i lindur në3 vitin 1989
Bledar Bashmeta, i lindur në vitin 1978
Besart Mehmeti, i lindur në vitin 1985
Marco Ramunno, i lindur në vitin 1987
Lorenzo Macall, i lindur në vitin 1991

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here