Shifrat e larta të infektimeve, BE i mbyll kufirin Shqipërisë edhe për 15 ditë të tjera

0
Gjigandi

Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian edhe për 15 ditë. Shqipëria mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Europian rihap kufinjtë e jashtëm.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë.

Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.

Ky është informacioni që vjen në vijim të takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufinjve të jashtëm të Bashkimit Europian.

RonaTyra

Kjo listë ka tê bëjë konkretisht me heqjen e kufizimeve për udhëtimet jo-esenciale drejt Bashkimit Europian, të vendosura pêr shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Listës së më parëshme të 14 vendeve të treta, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian i është shtuar Australia dhe Kina.

Burime të Këshillit të Bashkimit Europian tregojnë se autoritetet australiane kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për menaxhimin e pandemisë koronavirus.

Ndërkohë për Kinën, mbetet në fuqi reciprociteti lidhur me udhëtimet jo-esenciale.

Qytetarët e Kinës do të lejohen të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian, vetëm nëse Kina heq kufizimet e veta për qytetarët evropianë.

Ky informacion pritet të zyrtarizohet në 15 korrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu