Poligoni i qitjes ‘Action Target’/ Aty ku të qëlluarit në shenjë është argëtim dhe disiplinë

0
113
Gjigandi

Në qendër të Tiranës pranë stadiumit Air Albania ndodhet një pikë atraksioni dhe argëtimi, Poligoni i qitjes Action Target.

Poligoni ka siguri maksimale për të gjitha moshat dhe patjetër një protokoll sipas standardeve evropiane.

Brenda në poligon qëndron instruktori i cili sqaron se Action Target ka shumëllojshmëri armësh dhe gjithashtu një sistem bashkohor ku të mundëson qitje edhe në errësirë.


Përveç të shijuarit një pije në ambientet e barit, të apasionuarit mund të gjejnë edhe veshje në dyqanin e dedikuar.


Në shumëllojshmërinë e gjerë spikat arma elektrike ajo që konsiderohet si e ardhmja e mbrojtes së ambienteve të brendshme. Bankat, pikat e këmbimit valuator, argjendaritë etj tashmë e kanë zgjidhjen e sigurt pa zhurmë dhe pa dëmtuar persona të tjerë me përjashtim të objektivit. Kondor quhet arma elektrike e prodhuar në Brazil të cilën në Shqipëri e sjell për të gjitha subjektet e pajisura më leje, kompania MSSC. Kjo armë në vend të plumbave ka elektricitet që mund ta mbajë në gjendje të shock-u shënjestrën për 10 minuta, mjaftueshëm sa për të neutralizuar objektivin.

“MSSC (Military System Supply Company)” me administrator Emiljano Dusha ka sjell inovacion në treg nëpërmjet poligonit civil të qitjes, “Action Target”.

Çfarë përfaqëson kompania MSSC

“MSSC” SHPK ose ndryshe Military System Supply Company e themeluar ne vitin 2009 me administrator z.Emiljano Dusha është e njohur në fushën e tregtimit të veshjeve dhe aksesorëve të ushtrisë dhe policisë dhe tashmë me një investim bashkohor dhe me standardet më të larta është bërë pjesë e fushës së veprimtarisë së lejuar me armë. Prej 5 vitesh ka sjellë në tregun shqiptar, dyqanin e armëve, të veshjeve dhe aksesoreve, poligonin civil të qitjes. Shërbimi, cilësia, korrektësia, profesionalizmi i stafit dhe menaxhimi e ka sjellë kompaninë në vendin më të kërkuar në Tiranë.

Puna e Administratorit, Z.Emiljano Dusha e ka kthyer “MSSC” në kompaninë më serioze për bashkëpunime private dhe publike.

“MSSC” gjithmonë ka pasur qëllim ofrimin e shërbimeve dhe produkteve më cilësore dhe me standardet maksimale në fushën e sigurisë, e sigurisht që me durimin e treguar dhe me punën e vazhdueshme, sot pas 13 vitesh në treg krenohet me arritjet e saj.
Bashkëpunimi me kompanitë më të mëdha evropiane dhe jo vetëm, të cilat i përfaqëson me krenari vit pas viti në tregun shqiptar e bëjnë MSSC një aleat të sigurt dhe të besueshëm për çdo bashkëpunim të ri në të ardhmen.
Tregu shqiptar, sektori privat dhe ai publik gjithmonë ka kërkuar dhe merituar t’i ofrohet produkti më cilësor dhe i sigurt dhe për këtë ka menduar MSSC. Çdo vit është pjesëmarrëse e panaireve më të mëdha të mbajtura në Gjermani, Austri, Itali e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të parë nga afër dhe zgjedhur produktin më të mirë në fushën e sigurisë.
Dyqani i armëve është i ndarë në sektorin e veshjeve dhe aksesorëve të ushtrisë dhe policisë dhe në sektorin e armëve dhe aksesorëve të tyre. Emrat e kompanive më të kërkuara, me produktet e tyre i gjeni në Dyqanin e MSSC, aty ku shërbimi dhe garancia që të ofrohet të bëjnë klient përgjithmonë.
Produkti dhe shërbimi që MSSC ofron në fushën e sigurisë në vendin tonë zënë rreth 70% të tregut duke e bërë kompaninë, lider në këtë fushë.
Poligoni civil i qitjes, është sektori tjetër i rëndësishëm që e ka kthyer sportin e qitjes në më të pëlqyerin në Tiranë e kjo falë profesionalizmit të MSSC. Sukses për kompaninë është frekuentimi i ambienteve nga klientë besnike, atyre të rinj e sidomos turistëve të huaj.
Politikat e MSSC dhe menaxhimi nga administratori i saj z.Emiljano Dusha premtojnë ta mbajnë këtë kompani në në pozicionin e liderit në treg.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu