Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur në rrjetet sociale nga fansat e saj.
Megjithëse ka kohë që ka paralajmëruar rikthimin në muzikë, Anxhelina po vazhdon të ende të qëndrojë pasive në aspektin e prurjeve të reja.
Por jo njëjtë ajo po vepron edhe në rrjetet sociale, duke qenë aktive thuajse çdo ditë dhe duke ndarë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Jo të pakta janë rastet kur Hadërgjonaj publikon për ndjekësit edhe ndonjë imazh atraktiv, me çka bën që të ngacmojë imagjinatën e tyre.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe në fotografitë e fundit të publikuara në Instagram, ku është shfaqur mjaft atraktive e shtrirë në shezlonet e pishinës.
Teksa vë në dukje tiparet e saj të bukurisë dhe linjat atraktive trupore, Anxhelina ka një pyetje interesante për fansat që lidhet me aktualitetin e COVID-19.
“A po frikoheni prej korone”, ka shkruar me ironi bukuroshja ë mbishkrimin e këtyre fotografive, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.