Fifi reagon ashpër pas skeçit të vëllezërve Veshaj, ku rikthejnë në vëmendje momentin kur i kisht…

0
Fifi reagon ashpër pas skeçit të vëllezërve Veshaj, ku rikthejnë në vëmendje momentin kur i kisht…
Gjigandi

Donald dhe Romeo Veshaj mbrëmë (e premte) kanë filluar me puntatën e parë të emisionit të tyre “Më lër të flas”.

Si i ftuari i parë special ishte reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik e po ashtu në program ka qenë e ftuar edhe producentja dhe trashëgimtarja e , Lori Hoxha.

Në një nga skeçet e emisionit, ndërkohë që po i tregonte Mozzikut shtëpinë e Big Brother VIP, aktori i ka treguar edhe vendin ku u rrëzua Filloreta Raçi-Fifi, të cilës i kishte rënë të fikët në një nga mbrëmjet kur po zhvillohej spektakli.

“Këtu u rrëzua Fifi”, tha ai ku në dyshemeve ishte vendosur edhe një tufë me gjethë.

RonaTyra

Ky veprim i Donaldit duket ta ketë acaruar Fifin që ka reaguar menjëherë në rrjete sociale.

“Sapo më erdhi një lajm që unë mundem me pa diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë”, u shpreh Fifi.

Foto: Screenshot/YouTube

“Dhe unë nëse shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin”, vazhdoi më tej ajo.

Përkundër kësaj, Fifi ka qenë një mike e ngushtë e Donaldit të cilin e ka mbështetur mjaft shumë edhe për në finale.

/abc24.al/

Foto: Screenshot/YouTube

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu