Donaldi dhe Romeo rikrijojnë skenën e puthjes së famshme në Big Brother VIP

0
Donaldi dhe Romeo rikrijojnë skenën e puthjes së famshme në Big Brother VIP
Gjigandi

Vëllezërit Veshaj, Donaldi dhe Romeo, kanë startuar mbrëmjen e djeshme (e premte) me emisionin e tyre të ri “Më lër të flas”.

I ftuari i parë në këtë puntatë ishte miku i tyre i ngushtë, Mozzik, e në një pjesë edhe Lori Hoxha.

Ata kanë trajtuar me humor shumë gjëra, ndërkohë që kanë rikthyer edhe një skenë të famshme të Big Brother VIP.

Foto: Screenshot/YouTube

RonaTyra

Romeo dhe Donaldi kanë sjell skenën e këtij të fundit me ish-partneren e tij, moderatoren Bora Zemani, e cila në fillim të Big Brother VIP ishte takuar me Donaldin brenda shtëpisë.

Ata kishin bërë një bisedë të shkurtër, e madje shkëmbyen puthje edhe me njëri-tjetrin.

Kjo bëri bujë të madhe për disa muaj me radhë, duke bërë që të ketë reagime të shumta në rrjete sociale.

Sidoqoftë, Donaldi pas kësaj kishte krijuar një lidhje brenda BBV me këngëtaren Beatrix Ramosaj, me të cilën u nda menjëherë pas përfundimit të Big Brother.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu